Aksident tragjik në Jabllanicë, humb jetën një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 15:50 është regjistruar një aksident trafiku në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë, një mashkull i moshës madhore ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa konstatohet nga ekipi mjekësor.
Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.











