Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për falsifikim parash në Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.M. për veprën penale “Falsifikimi i parasë” sipas Kodit Penal të Kosovës.
Sipas aktakuzës, nëntorin e vitit 2023, A.M. në Pejë ka vënë në qarkullim para të falsifikuara. Ai i kishte kthyer të dëmtuarit S.Q. një pjesë të borxhit prej 3,500 euro, ndërsa pjesën tjetër prej 18,000 euro e ka garancionuar duke ia dhënë 9,000 dollarë të falsifikuara.
Prokurori ka kërkuar dënimin e të pandehurit, konfiskimin e parave të falsifikuara dhe kompensimin e humbjes për të dëmtuarin.











