#Kosova #Lajme

Katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc të Klinës lëshohen nga spitali, njëri vazhdon trajtimin

Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë u lënduan në aksidentin e mëngjesit të sotëm mes një autobusi dhe një veture në fshatin Dollc të Klinës.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se katër nga të lënduarit, pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, janë lëshuar për në shtëpi në gjendje stabile.

Ndërkohë, një pacient tjetër po vazhdon trajtimin në repartin e Kirurgjisë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.