Arrestohet 69-vjeçari në Shtime për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 gusht 2025, rreth orës 11:10, në Shtime është raportuar një rast dhune në familje, ku një 69-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Të dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjahu me 12 fishekë në posedim të të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga hetuesit policorë, 69-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë ngritur rastet penale për:
Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Dhunë në familje, dhe Lëndim i lehtë trupor.











