#Ballina #Kosova #Kronika e zezë

23-vjeçari në Prishtinë grabit një të mitur me thikë, duke i marrë zinxhir ari 1900 €

Grabitjet nën kërcënimin e armëve të ftohta vazhdojnë të paraqesin shqetësim në vend, ku shpesh viktima bëhen edhe të miturit. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, ku një 15-vjeçar është grabitur nën kërcënimin e thikës.

I dyshuari, rreth 23 vjeç, e ka kërcënuar të miturin dhe i ka marrë nga dora një zinxhir ari me vlerë rreth 1,900 euro, në momentin kur ai ishte ndalur për të përshëndetur një të njohur.

Rasti është denoncuar në polici nga i mituri në prani të nënës së tij, ndërsa me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është hapur si “Grabitje”.

23-vjeçari në Prishtinë grabit një të mitur me thikë, duke i marrë zinxhir ari 1900 €

Drita sfidon Differdangen në ndeshjen e parë

23-vjeçari në Prishtinë grabit një të mitur me thikë, duke i marrë zinxhir ari 1900 €

Avokati i Thaçit kundërshton kufizimet e vizitave: