#Lajme

Policia has në person të armatosur në kufi, sekuestron 21 kilogramë marihuanë

Më 20 gusht 2025, rreth orës 20:30, njësia hetimore e Departamentit të Kufirit ka ndërmarrë veprime në zonën kufitare Kosovë–Shqipëri, ku ka hasur një person të dyshuar me një çantë në dorë dhe të armatosur.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka drejtuar armën e zjarrit ndaj zyrtarëve policorë duke paraqitur rrezik për ta. Pavarësisht prezantimit të policëve dhe përpjekjeve për ta ndaluar, ai ka hedhur çantën dhe është arratisur drejt zonës malore në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të çantës, policia ka zbuluar rreth 21 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Njësia e Antidrogës ka kryer matjet, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurës. Rasti do të trajtohet nga DHTN – Prizren.