#Lajme

25 vatra zjarri brenda ditës në Kosovë, tri ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në gjithë territorin e Kosovës janë regjistruar 25 vatra zjarri. Nga to, 22 janë lokalizuar, ndërsa tre mbeten ende aktive.

AME u ka bërë apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast zjarrvënie dhe të raportojnë menjëherë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192, duke kërkuar gjithashtu shmangien e çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr.

Institucioni ka shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e zjarrfikësve, të cilët po angazhohen pandërprerë në terren për menaxhimin e situatës.