Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari që ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes
Një grua 44-vjeçare nga Prishtina ka denoncuar në polici dhunën e vazhdueshme që, sipas saj, i ushtronte bashkëshorti. Viktima ka raportuar se për një kohë të gjatë ishte përballur me presion psikik dhe dhunë fizike nga i dyshuari.
Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në rrugën “Papa Gjon Pali II”, ku pas denoncimit, policia arrestoi 40-vjeçarin V.K. Ai është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Rasti është cilësuar si “dhunë në familje”, ndërsa hetimet do të sqarojnë nëse dhuna ka qenë e përsëritur edhe më herët.











