#Lajme

Më 14 shtator protestë në Hagë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se protesta e mbajtur më 7 gusht në Prishtinë do të vazhdojë edhe në Hagë.

Tubimi pritet të zhvillohet më 14 shtator nga ora 14:00 dhe organizohet nga mërgata shqiptare, me mbështetjen e kategorive të dala nga lufta.

Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.