#Lajme

Ambasada e SHBA-së viziton kompaninë kosovare që shpërndan pajisje mjekësore amerikane

Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë kanë vizituar kompaninë “Yess Pharma”, e cila shpërndan pajisje elektronike mjekësore nga prodhues amerikanë.

“Yess Pharma” është partner i kompanive prestigjioze “General Electric Healthcare” dhe “Medtronic”, duke furnizuar tregun vendor me pajisje të avancuara si ultrazëra, CT dhe MRI.

Në njoftimin e saj, Ambasada ka theksuar se ky bashkëpunim dëshmon përsosmërinë amerikane në inovacion dhe kujdes shëndetësor, duke siguruar që qytetarët e Kosovës të kenë qasje në teknologji mjekësore të nivelit botëror.