#Lajme

Igli Tare afër transferimit të madh, Milan pritet ta marrë sulmuesin e Leverkusenit

Drejtori shqiptar, Igli Tare, po tregohet sërish vendimtar në merkato, kësaj radhe për Milanin.

Mediat raportojnë se ai është pranë finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me Bayer Leverkusenin për sulmuesin Victor Boniface.

Sipas të njëjtave burime, lojtari afrikan ka pranuar ofertën e klubit italian dhe tashmë mbeten vetëm detaje të vogla për t’u zyrtarizuar transferimi.