#Lajme

Gjakovë: Dy persona tentojnë të marrin para nga qytetarët duke u prezantuar si policë

Dy qytetarë në Gjakovë u përballën me raste të mashtrimit, ku persona të panjohur u prezantuan si zyrtarë policorë dhe kërkuan pagesën e 1,000 eurove, duke përdorur pretekste të ndryshme, njofton Policia e Kosovës.

Rastet janë regjistruar si “Prezantim i rrejshëm si person zyrtar” dhe po hetohen nga njësitë përkatëse policore, në koordinim me prokurorin e shtetit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te qytetarët që të jenë vigjilentë dhe t’i raportojnë menjëherë rastet e ngjashme në numrin 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”.