Murati: Kosova ndahet në dy blloqe politike pas dështimit të seancës
Deputeti Hekuran Murati ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme, duke theksuar ndarjen e skenës politike në dy blloqe të qarta. Ai ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Listën Serbe dhe për manipulime që minojnë vullnetin e qytetarëve.
Sipas Muratit, blloku i parë përbëhet nga Vetëvendosja me 57 deputetë, ndërsa blloku i dytë përfshin PDK, LDK, AAK dhe Listën Serbe me 56 deputetë, plus disa deputetë të tjerë ndërmjet. Ai i ka cilësuar këto veprime si “makinacione nën tavolinë” që cenojnë procesin demokratik.











