#Lajme

Reagon Peci pas dështimit të konstituimit të Kuvendit: Kundër Donika Gërvallës, simbol i historisë dhe krenarisë

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. LVV kishte propozuar fillimisht Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk mori mbështetjen e mjaftueshme të deputetëve. Pas kësaj, LVV propozon Donika Gërvallen, por as ajo nuk u votua. Seanca u ndërpre dhe pritet të vazhdojë më 22 gusht.

Bashkëpartiaku i saj, Faton Peci, ka reaguar duke theksuar se dita e sotme do të mbetet në memorien e tij: “Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por edhe për faktin që pashë deputetët e PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe të bashkuar kundër Donika Jusuf Gërvallës, mbesës së Nënës Ajshe, për të qenë Kryetare e Kuvendit. Të bashkuar kundër formimit të qeverisë dhe mbiemrit Gërvalla, simbol i krenarisë dhe vulë e historisë”, ka deklaruar Peci.

Ndërkohë, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke rikujtuar se seanca konstituive duhet të përmbyllet brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.