Abdixhiku: Pa shumicë parlamentare nuk mund të ketë kryetar të Kuvendit e Qeveri
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës konstituive, deklaroi se thelbi i problemit qëndron tek mungesa e shumicës parlamentare.
“Pa numra, pa shumicë s’mund të ketë as kryetar të Kuvendit e as Qeveri. Problemi ka qenë politik, pasi partia që doli e para nga zgjedhjet refuzon kompromis me partitë që kanë ofruar alternativë, duke krijuar kështu bllokadë institucionale,” tha Abdixhiku, duke rikujtuar se janë humbur 48 seanca për shkak të shkeljes kushtetuese tashmë të konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese.











