#Lajme

Bajrami: VV-ja nuk ka interes për konstituimin e Kuvendit, propozimet për Gërvallën ishin manovër politike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se nuk ka interes për zgjidhjen e situatës në Kuvend.

Sipas saj, propozimi i Donika Gërvallës nuk ishte i sinqertë, por një manovër politike për të shtyrë edhe më tej konstituimin. Bajrami tha se VV-ja e dinte që nuk kishte vota as për Haxhiun, as për Gërvallën.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje Prokurorisë Speciale të trajtojë seriozisht 17 kallëzimet penale që LDK ka dorëzuar, duke theksuar se institucioneve u mungon legjitimiteti dhe vendimet e marra janë joligjore.