#Lajme

Krasniqi: Çdo kandidat i propozuar nga VV-ja do të marrë votën time

Ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, deklaroi para gazetarëve se do të votojë pro për çdo kandidaturë që Lëvizja Vetëvendosje propozon në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Si në çdo seancë tjetër, edhe në këtë seancë, kandidati që propozohet votohet pro dhe kështu do të vazhdojmë. Nuk ka nevojë për analiza hipotetike, çdo propozim nga VV-ja unë e votoj,” tha Krasniqi.