Koci: Sot përsëritet cirku politik, fajin e mbajnë edhe qytetarët që s’po reagojnë
Avokati Arianit Koci ka reaguar para seancës së sotme të Kuvendit, duke thënë se pritet të përsëritet “i njëjti cirk” politik.
Në një postim në Facebook, ai kujtoi se ka kaluar më shumë se një vit nga shpallja e zgjedhjeve dhe theksoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi politikanët, por edhe mbi qytetarët që nuk po reagojnë.
“Me vetëdije po e shkatërrojmë shtetin tonë”, ka shkruar Koci.











