#Lajme

PDK: Nuk votojmë për Haxhiun dhe asnjë ministër të VV-së në krye të Kuvendit

Sot në orën 11:00 pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, sipas aktgjykimit të Kushtetueses që e obligon përmbylljen e procesit brenda 30 ditësh.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se partia e tij do të votojë kundër nëse kandidatura mbetet Albulena Haxhiu apo ndonjë tjetër ministër i VV-së. Ai shtoi se nuk pret ndryshim gjatë seancës, ndonëse bllokada duhet tejkaluar.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që procesi të kthehet në fazën ku kishte mbetur, duke shpallur të pavlefshme seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik.