#Lajme

Adrian Shtuni: Kriza politike në Kosovë kërkon kompromis, moskonstituimi i Kuvendit është simptomë e mungesës së lidershipit

Eksperti i politikës së jashtme në Uashington, Adrian Shtuni, tha se gjashtë muaj pas zgjedhjeve Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja, duke e cilësuar moskonstituimin e Kuvendit si pasojë të një krize më të thellë politike dhe mungesës së lidershipit.

Ai theksoi se përgjegjësia për zgjidhjen bie mbi klasën politike, sidomos partinë fituese, ndërsa vendi rrezikon pasoja të rënda nëse nuk gjendet një kompromis i thellë politik.

“Kjo krizë e vetëshkaktuar nuk guxon të zgjasë më tej”, paralajmëroi Shtuni.