Të mërkurën vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Më 20 gusht, në orën 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdimin e seancës konstituive, me pikë kryesore në rend dite zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Ky proces mbetet i bllokuar që nga zgjedhjet e 8 shkurtit, pasi subjektet politike nuk kanë arritur marrëveshje për postin e kryeparlamentarit. Vetëvendosje vazhdon të propozojë Albulena Haxhiun, ndërsa partitë tjera kundërshtojnë duke e cilësuar atë si emër jo unifikues.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka kujtuar se konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.











