Erdogan: Türkiye dhe Spanja, aleatë të palëkundur në përballjen me krizat humanitare
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Spanjën në trajtimin e sfidave humanitare globale, duke e cilësuar këtë partneritet si një aleancë të qëndrueshme mes dy vendeve mike.
Në Ditën Botërore Humanitare, Erdoğan publikoi një rubrikë në të përditshmen spanjolle El Pais, me titull “Mëshirë përtej kufijve: Aleanca e qytetërimeve dhe Diplomacisë Humanitare”, ku nënvizoi rolin e Türkiyes në ndihmat humanitare dhe objektivat e përbashkëta me Spanjën.
Ai tha se mbi 300 milionë njerëz në botë nuk kanë qasje në nevojat më elementare, duke e cilësuar këtë si një thirrje të ndërgjegjes së përbashkët njerëzore për të vepruar me përgjegjësi.
Erdogan kujtoi se deri tani Türkiye ka dërguar mbi 101 mijë tonë ndihma humanitare në Gaza dhe ka kontribuar me 40 milionë dollarë në mbështetje të UNRWA-së, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.
Sipas tij, ndihma humanitare është forma më e lartë e diplomacisë, e cila buron nga empatia dhe humanizmi.











