Arrest shtëpiak për 12 persona të kapur në flagrancë për bixhoz në Deçan
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur masa sigurie ndaj 13 personave të arrestuar në flagrancë duke luajtur bixhoz në fshatin Isniq të Deçanit, gjatë një aksioni të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Policisë së Kosovës.
Zëdhënësja e gjykatës, Agnesa Zeqiraj-Çetaj, ka bërë të ditur se ndaj 12 të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një periudhë njëmujore, nga 17 gushti deri më 17 shtator 2025, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Ndërsa i pandehuri i 13-të do të paraqitet një herë në javë në stacionin policor, për një muaj, pasi ndaj tij rëndon dyshimi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.











