Novobërdë: 12-vjeçari me veturën e babait lëndon motrën në oborr
Një 12-vjeçar në fshatin Llabjan të Novobërdës ka marrë veturën e babait dhe ka vozitur në oborrin e shtëpisë. Gjatë tentimit për ta ndalur, motra e tij është goditur nga vetura dhe ka pësuar lëndime trupore. Ajo është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
(17.08.2025 – 13:10)











