Gjysmë ore pritje në dalje nga Kosova, fluksi në kufi përditësohet nga Qendra Kombëtare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare. Sipas raportimeve të mëngjesit të sotëm, hyrja në Kosovë po zhvillohet pa vonesa të mëdha, me pritje që variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Ndërkaq, për daljen nga vendi regjistrohen pritje më të gjata – deri në 30 minuta në pikën kufitare të Merdarit dhe rreth 15 minuta te Dheu i Bardhë.
Përditësimi i fundit mbi fluksin në kufi është bërë në orën 07:40.











