#Lajme

Policia arreston dy kosovarë për vjedhje në Lezhë

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar dy të rinj kosovarë, të moshës 18 vjeç, për vjedhje në një pompë derivatesh në Lezhë.

Të rinjtë, A. S. dhe T. I., u kapën gjatë tentativës për t’u larguar drejt Malit të Zi me automjetin e përdorur në krim, i cili u sekuestrua nga autoritetet. Të dy të arrestuarit po mbahen në paraburgim, ndërsa procedurat ligjore vijojnë.