#Lajme

Ymeri: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese nga Osmani janë të papranueshme

Analisti politik, Visar Ymeri, ka reaguar lidhur me debatet e fundit rreth Gjykatës Kushtetuese dhe përmendjen e emrit të gjyqtarit Radomir Llaban.

Ai tha se rikthimi i këtij emri është bërë për qëllime “puro politike”, ndërsa theksoi se sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, sidomos kur vijnë nga figura me përgjegjësi publike si presidentja e vendit, janë të papranueshme.

“Emri i Radomir Llabanit u rikthy për qëllime politike, cilësdo qofshin ato. Sulmet e tilla, veçanërisht nga presidentja Vjosa Osmani ndaj një institucioni, janë të papranueshme”, deklaroi Ymeri.

Sipas tij, është e nevojshme të ketë koordinim ndërinstitucional për të shmangur probleme që lidhen me individë të caktuar, por kjo nuk duhet të shndërrohet në sulme politike.

Ai shtroi edhe një pyetje lidhur me veprimet e presidentes: “Nëse presidentja thotë se po tërheq një pyetje të dërguar në Gjykatën Kushtetuese për shkak se nuk i beson një gjyqtari, a do të thotë kjo se e gjithë Gjykata është e pabesueshme? Çka mbetet atëherë në këtë republikë?”.