#Kosova #Lajme

Policia sekuestron dy armë në Vushtrri dhe një në Skenderaj

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka ndërhyrë gjatë fundjavës në disa raste të shtënave në ahengje familjare, ku ka sekuestruar tri armë zjarri dhe municion.

Dy armë janë sekuestruar në Vushtrri dhe një tjetër në Skenderaj. Të gjitha armët, bashkë me municionin e gjetur, janë proceduar si dëshmi materiale.

Në lidhje me rastet janë arrestuar tre persona të dyshuar. Dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njërit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës”.