#Lajme

Kontrolle të rrepta në Aeroportin e Prishtinës për pasagjerët nga Londra

Prishtinë, 18 gusht 2025 – Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka vazhduar zbatimin e planit operativ për kontrollin e pasagjerëve të fluturimit Londër–Prishtinë, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve të tjera ligjore.

Gjatë kontrollit, një pasagjeri iu gjetën mjete monetare mbi kufirin e lejuar ligjërisht, në shumën prej 9,500 funte (rreth 11,033 euro). Nga kjo shumë, në përputhje me procedurat, 25 për qind janë konfiskuar.