Rrahje masive në Llaushë të Skenderajt, pesë persona të arrestuar
Pesë persona janë arrestuar pasditen e së shtunës në fshatin Llaushë të Skenderajt, pas një rrahjeje mes tyre.
Policia njofton se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve nuk është gjetur asgjë e ndaluar, ndërsa dy nga të përfshirët kërkuan trajtim mjekësor pas përplasjes.
Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa një i mitur është ndaluar për 24 orë. Hetimet për rastin po vazhdojnë.











