#Lajme

Arrestohet në Klinë një person që sulmoi policin në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Klinë pasi, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 00:35 të datës 16 gusht, kur zyrtari policor po merrej me një aksident trafiku të shkaktuar nga i njëjti i dyshuar.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.