Sot nis sezoni i ri në Superligën e Kosovës
Superliga e Kosovës në futboll starton sot me sezonin 2025/26, ku do të zhvillohen katër ndeshjet e para.
Kampioni në fuqi, Drita, do të përballet si mysafire me Ferizajn, ndërsa Prishtina udhëton drejt Klinës për ndeshjen kundër Dukagjinit.
Në duelet e tjera, Drenica pret Llapin, ndërsa skuadra debutuese në elitë, Prishtina e Re, luan ndeshjen e saj të parë historike ndaj Malishevës.
Të gjitha takimet do të fillojnë nga ora 16:30.










