#Lajme

Pritje të gjata në dalje në Merdarë, deri në 3 orë

Në pikën kufitare të Merdares vazhdojnë pritjet e gjata për qytetarët që dalin nga Kosova. Sipas të dhënave të fundit, koha e pritjes arrin nga 150 deri në 180 minuta, ndërsa kolona ka shkuar deri në 900 metra. Në hyrje, lëvizja është më e lehtë, me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minuta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qarkullimi është normal si në hyrje ashtu edhe në dalje, me pritje deri në 5 minuta dhe pa kolona.

Në Jarinjë, automjetet hyjnë për 3-5 minuta, ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 10-15 minuta, me një kolonë rreth 50 metra.

Në Bërnjak situata është e qetë, me pritje minimale prej 3-5 minutash dhe pa kolona të raportuara.