Muriqi sfidon Barcelonën në start të La Ligas, Mallorca synon surprizën
La Liga nis sot me një sfidë të madhe për Vedat Muriqin dhe skuadrën e tij Mallorca, e cila pret kampionët e Barcelonës në “Visit Mallorca Estadi”. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 dhe pritet të jetë një test i vështirë për vendasit, që do të tentojnë të ndalin katalanasit dhe të marrin pikët e para të sezonit.
Muriqi pritet të udhëheqë sulmin e Mallorcas, duke kërkuar golin në debutimin e këtij edicioni.
Më vonë, nga ora 21:30, do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të javës së parë: Alaves – Levante dhe Valencia – Real Sociedad, të cilat premtojnë duele interesante.
Formacionet e mundshme:
Mallorca: Roman; Morey, Raillo, Valjent, Mojica; Morlanes, Mascarell; Asano, Darder, Torre; Muriqi
Barcelona: Garcia; Kounde, Araujo, Cubarsi, Balde; Pedri, De Jong; Yamal, Fermin, Raphinha; Torres











