#Kosova #Lajme

KEDS ndërpret energjinë për 450 biznese pa marrëveshje me furnizues

Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve që nuk kanë lidhur kontrata me furnizues të energjisë, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të tregut më 1 qershor.

Vendimi i ZRRE-së obligon kompanitë me mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro të sigurojnë furnizim në tregun e hapur. Deri tani, mbi 250 biznese kanë nënshkruar kontrata me KESCO, ndërsa të tjera janë në proces.

Oda Ekonomike dhe Dhoma e Tregtisë kanë paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë, si mbyllje aktivitetesh, humbje prodhimi dhe rritje çmimesh, duke kërkuar ndërhyrje institucionale.