Policia jep detaje, personi që humbi jetën pasi u goditë nga kamioni në Pejë, ishte në karrocë invalidi
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:45 në rrugën “Adrian Krasniqi” në Pejë, ku ka humbur jetën një person me aftësi të kufizuara.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident u përfshinë një kamion me targa vendore dhe një karrocë invalidi, e cila drejtohej nga viktima. Hetimet fillestare tregojnë se drejtuesi i kamionit nuk i kushtoi vëmendje të mjaftueshme pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, duke goditur viktimën, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Ndërkohë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.











