#Lajme

Arrestohet në aeroport 33-vjeçari që kërcënoi për jetë një polic dhe familjen e tij

Një 33-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi dyshohet se kishte kërcënuar seriozisht për jetë një zyrtar policor dhe familjen e tij.

Sipas hetimeve, më 26 qershor, gjatë një bisede telefonike, i dyshuari Granit Radeci kishte kanosur viktimën, një zyrtar policor, si dhe familjarët e tij.

Pas ndalimit nga njësitë policore, Radeci u shoqërua për intervistim dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, u dërgua në Qendrën e Mbajtjes, ku do të mbahet për 48 orë.

Arrestohet në aeroport 33-vjeçari që kërcënoi për jetë një polic dhe familjen e tij

Deri në 1 orë e gjysmë pritje