#Kosova #Lajme

Deri në 1 orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova, të dhënat e fundit nga pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat kufitare. Sipas raportimeve, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, duke u llogaritur nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkohë, pritjet për dalje nga vendi mbeten më të gjata. Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ato arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta, ndërsa në Merdar shënohen pritje deri në 20 minuta.