#Kosova #Lajme

Punëtorët e RTK-së kërcënojnë me protesta nëse pagat nuk ekzekutohen deri nesër

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka paralajmëruar se do të nisë protesta të pandërprera nëse pagat e stafit nuk ekzekutohen brenda ditës së nesërme.

Në reagimin publik, sindikata thekson se punonjësit po vazhdojnë punën pavarësisht vështirësive të mëdha ekonomike dhe mungesës së kushteve minimale për të shkuar në vendin e punës. SPERTK bën të ditur se nga fillimi i javës së ardhshme, protestat do të zhvillohen brenda objektit të RTK-së, duke përfshirë të gjithë punonjësit, pa dallim sektori apo pozicioni.

“Kërkesa jonë është e qartë: pagat menjëherë! Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë, me ekzistencën e RTK-së dhe me familjet tona”, thuhet në njoftimin e sindikatës, e cila u bën thirrje të gjithë punëtorëve që të bashkohen në këtë reagim të përbashkët.