#Lajme

Prokuroria kërkon ndalim vizitash për Thaçin nga 14 persona, përfshirë tre vëllezërit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që ish-presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, mes tyre tre vëllezërit Gani, Nazmi e Blerim Thaçi, si dhe deputeti Artan Behrami. Në listë është edhe Vllaznim Kryeziu, i përmendur në aktakuzën e dytë për tentim-pengim të drejtësisë.

Sipas ZPS-së, ekziston rreziku që Thaçi të përcjellë mesazhe të palejuara gjatë vizitave, duke përmendur një videolidhje me Haxhi Shalën në shkurt 2025.

Mbrojtja e ka cilësuar kërkesën të pabazë, duke theksuar se vetëm pesë nga personat e listës e kanë vizituar pas nëntorit 2023 dhe se disa prej tyre janë takuar vetëm në kuadër të vizitave të privilegjuara. Gjyqtarja ka kërkuar informacion shtesë për një nga emrat para vendimit.