MAShTI miraton kalendarin shkollor për vitin akademik 2025/26
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka miratuar Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26, i cili përcakton datat dhe strukturën e mësimit në të gjitha institucionet arsimore të vendit.
Sipas vendimit, mësimi do të nisë më 1 shtator 2025 dhe do të përfundojë më 19 qershor 2026. Kalendarit i janë përcaktuar gjithashtu pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare.
Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, tha se ky udhëzim përfshin të gjitha nivelet e arsimit, nga institucionet parashkollore deri te shkollat e mesme dhe qendrat burimore, duke ofruar një planifikim të qartë për nxënësit dhe mësimdhënësit.












