Ramadan Morina, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës, paraqitet në gjykatë
Ramadan Morina, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile, pritet të dalë sot para gjykatës.
Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, raporton se ai tashmë ka mbërritur në ambientet gjyqësore.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Morina dyshohet se gjatë periudhës 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.
Ai u arrestua të martën, ndërsa Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën e paraburgimit.











