#Ballina #Lajme

Rama për situatën me zjarret në Shqipëri: Përmirësimi ka ardhur falë sakrificave dhe përpjekjeve

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën me zjarret që kanë përfshirë Shqipërinë ditët e fundit, duke vlerësuar gatishmërinë e strukturave dhe përkushtimin e njerëzve në terren.

Ai theksoi se, ndonëse gjendja është përmirësuar falë “mundimeve dhe sakrificave”, rreziqet dhe të papriturat mbeten të pranishme në çdo moment. Rama falënderoi të gjithë ata që po angazhohen në përballimin e flakëve, ndërsa kritikoi ashpër ata që, sipas tij, “merren me vetëlavdërime në pasqyrat mediatike”.

“Me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme, por me rreziqe e të papritura në çdo çast, dhe me neveri për ata që vazhdojnë avazin e tyre në mediat, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, tha Rama, duke kujtuar se zjarre të shumta po digjen në të gjithë Evropën Jugore, nga Spanja deri në Turqi.

Rama për situatën me zjarret në Shqipëri: Përmirësimi ka ardhur falë sakrificave dhe përpjekjeve

Afati përfundon, KQZ-ja zhvillon mbledhje për certifikimin

Rama për situatën me zjarret në Shqipëri: Përmirësimi ka ardhur falë sakrificave dhe përpjekjeve

Ramadan Morina, i akuzuar për krime lufte