#Sport

PSG ka fituar Superkupën e UEFA-së pas drames së penalltive ndaj Tottenhamit

Paris Saint-Germain ka ngritur trofeun e Superkupës së UEFA-s, duke mposhtur Tottenhamin pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2.

Tottenham e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 39-të me golin e Micky van de Ven. Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Christian Romero dyfishoi rezultatin për skuadrën londineze.

PSG tentoi të kthehej në lojë dhe, ndonëse goli i Bradley Barcolës në minutën e 67-të u anulua për pozitë jashtë loje, Kang-In Lee ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 85-të. Në sekondat e fundit të kohës shtesë (90+4′), Goncalo Ramos barazoi rezultatin, duke çuar sfidën direkt te penalltitë, pas vendimit të UEFA-s për heqjen e vazhdimeve.

Nga pika e bardhë, PSG u tregua më e saktë, duke shënuar katër herë dhe siguruar trofeun e parë të sezonit.