#Lajme

KRIJOHET ALEANCA SHQIPTARE – Krejt partitë shqiptare garojnë bashkë në Graçanicë

Pas gati katër vitesh në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Graçanicës, [Emri i kandidatit] ka bërë të ditur se do të garojë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai njoftoi se në këto zgjedhje shqiptarët e komunës do të paraqiten me një listë të përbashkët nën emrin “Aleanca Shqiptare”, ku janë bashkuar partitë VV, LDK, PDK dhe AAK, si dhe figura të pavarura me ndikim në komunitet.

Lista e përbashkët për Asamblenë Komunale do të ketë dhjetë kandidatë, prej të cilëve katër do të jenë gra. Përveç kësaj liste, Aleanca Shqiptare ka vendosur të kandidojë edhe për postin e kryetarit të Komunës, ku [Emri i kandidatit] është përzgjedhur si kandidat zyrtar.

“Zotohem se do të shërbej shumëfish më shumë për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Me përulësi kërkoj besimin tuaj për të çuar përpara projekte madhore në çdo vendbanim të komunës”, tha ai, duke shtuar se programi qeverisës për katër vitet e ardhshme do të përfshijë investime në çdo pjesë të Graçanicës, pa dallim etnie apo feje.

Lista e plotë e kandidatëve për Asamblenë Komunale pritet të bëhet publike në ditët në vijim.