#Lajme

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Ai tha se nga kjo vizitë ndjeu edhe njëherë bindjen e tyre të palëkundur se drejtësia për çlirimtarët po afrohet.

Sipas Krasniqit, Thaçi dhe Veseli janë mirë, optimistë dhe mbeten të përkushtuar ndaj Kosovës, duke gëzuar për lajmet e mira dhe ndarë dhimbjen për ato të rënda. Ai theksoi se ata besojnë në një të ardhme më të ndritur për vendin, të ndërtuar me punë, vizion dhe vullnet të pathyeshëm.

“Koha do ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë mbi çdo padrejtësi. Siç tha Presidenti Thaçi: ‘Dielli do të lind përsëri’”, u shpreh Krasniqi.