Zjarri përfshin Skënderbegasin e Gramshit – 39 banesa të shkrumbuara, dhjetëra bagëti të ngordhura
Fshati Skënderbegas në njësinë administrative të Gramshit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe vështirësi për zjarrfikësit. Zjarri, i cili po përhapet nga fshati në fshat, u ka afruar banesave, ndërsa në zonë janë dëgjuar edhe shpërthime predhash të shkaktuara nga flakët në mal.
Deri më tani janë djegur 39 banesa, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, si dhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga zjarri. Në mesditë, flakët kanë depërtuar edhe në fshatin e tetë të kësaj njësie.
Në terren po punojnë mbi 350 efektivë të mbështetur nga ajri me helikopter për të vënë nën kontroll situatën.











