Zyrtari policor jashtë orarit arreston të armatosurin dhe parandalon incidentin në Skenderaj
Në fshatin Abri të Skenderajt, një zyrtar policor jashtë orarit dhe në rroba civile ka ndërhyrë për të parandaluar një konflikt mes disa personave, ku njëri prej tyre kishte ekspozuar një armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.
Polici ka arrestuar në vendngjarje të dyshuarin dhe i ka konfiskuar armën e tipit pistoletë, e cila është sekuestruar si provë materiale. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku janë iniciuar procedurat për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
Me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.











