#Lajme

Zgjedhjet lokale: Sot skadon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve

Sonte, në orën 23:59, përfundon afati për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave me kandidatë për garën e 12 tetorit 2025, kur qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se periudha e aplikimit ka nisur më 26 qershor dhe se subjektet vendosin vetë në cilat komuna dhe në çfarë gare do të marrin pjesë – vetëm për kryetar komune, vetëm për kuvend komunal ose për të dyja njëkohësisht.

Deri tani janë certifikuar 10 subjekte politike, përfshirë 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur, me gjithsej 64 kandidatë – 5 për kryetarë komunash dhe 59 për kuvende komunale.