Një grua është gjetur e pajetë në Vushtrri, policia ka bërë të ditura detajet
Të martën, rreth orës 01:30, në fshatin Beqiq të Vushtrrisë është gjetur e pajetë një grua rreth 53 vjeçe.
Sipas njoftimit të policisë, në vendngjarje ka mbërritur ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e saj. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë” dhe, me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të sakta të vdekjes. Hetimet janë ende në zhvillim.











